Politika 10 February 2026, 11:40 Nga VNA

Një vit nga arrestimi i Erion Veliajt, dosja kalon për gjykim dhe ai vijon betejën ligjore nga qelia

Ndaje në Whatsapp
Një vit nga arrestimi i Erion Veliajt, dosja kalon për gjykim dhe ai

Sot një vit më parë, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës u prangos në zyrën e tij të punës, nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash.

Ai u pa teksa dilte nga zyra me një dosje në dorë dhe qetësisht u fut në makinë për tu trasferuar atëkohë në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”.

Në kohën kur policia i vuri prangat, Veliaj shfaqej “live” në çdo televizion pasi një ditë përpara firmosjes së urdhër arrestit kishte regjistruar një aktivitet, pa e ditur se me 10 shkurt e priste arresti. Ditët që pasuan u shoqëruan me debate të forta, ndërsa Veliaj nga qelia e paraburgimit në Durrës nisi sulmet ndaj prokurorëve të posaçëm.

Sot një vit më parë ai ndodhet në qeli. Dje (9 shkurt) Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj kryebashkiakut, bashkëshortes së tij dhe tëpandehurve të tjerë. Veliaj akuzohet për 9 episode korrupsioni, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre. Në total 13 akuza penale. Sipas SPAK ai ka krijuar një skemë komplekse korrupsioni, ku për shkak të funksionit ka përfituar rryshfet përmes kompanive të drejtuara në mënyrë direkte apo të tërthortë nga bashkëshortja Ajola Xoxa.

Dy studio e huaja avokatore të pajtuara nga Veliaj, Kasowitz dhe Mishcon de Reya reaguan këtë 10 shkurt, duke e cilësuar arrestimin e kryebashkiakut të padrejtë dhe të paligjshëm, ku sipas tyre po përballet me mohimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe me një persekutim të qartë politik.

Veliaj ndërkohë po vijon çdo përpjekje për të lënë qelitë e paraburgimit, edhe pse deri më tani gjykatat kanë rrëzuar kërkesat e tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme