Politika 29 March 2026, 22:20 Nga VNA

Një tjetër “vetëpërjashtim” në PD: Doris Madhi largohet nga dega e Elbasanit dhe akuzon deputeten e listës së mbyllur për pazare politike

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër “vetëpërjashtim” në PD: Doris

 

Lista e “vetëpërjashtimeve” në Partinë Demokratike duket se vazhdon të zgjerohet. Rasti i radhës vjen nga dega e Elbasanit, ku kryesia ka vendosur largimin nga anëtarësia të Doris Madhit.

Vetë Madhi, në një lidhje me emisionin “Terminal” në A2CNN, tha se nuk është njoftuar për mbledhjen ku u mor vendimi dhe se propozimi për përjashtimin e saj është bërë nga deputetja e listës së mbyllur në Elbasan, Klodiana Çapja.

Ajo pretendon se përplasja lidhet me denoncimet që ka bërë për atë që i quan pazare dhe bashkim votash me anëtarë të PS-së në Këshillin Bashkiak, për të realizuar afera nga të cilat, sipas saj, kanë përfituar disa anëtarë të PD-së.

Nga ana tjetër, dega e PD-së në Elbasan sqaroi se vendimi është marrë unanimisht, pasi sipas saj Madhi nuk ka qenë pjesë e fushatës së PD-së dhe është angazhuar në mbështetje të Partisë Socialdemokrate gjatë zgjedhjeve, madje edhe si vëzhguese e saj gjatë numërimit të votave në Prrenjas.

Pra historia është tashmë e njohur: njëra palë flet për përjashtim, pala tjetër për pazare, ndërsa në PD fenomeni vazhdon të quhet me emrin e tij më të butë politik – “vetëpërjashtim”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme