Politika 4 October 2025, 21:32 Nga VNA

Një tjetër kandidat sfidon Berishën, Haçkaj: Jam i gatshëm për Tiranën, nuk ka kohë

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër kandidat sfidon Berishën, Haçkaj: Jam i

Florian Haçkaj ka shpallur publikisht kandidaturën e tij si kandidat përbashkues për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme që pritet të zhvillohen së shpejti.

I ftuar në Euronews Albania, Haçkaj deklaroi se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr opozitën drejt një alternative të re për kryeqytetin, duke theksuar se “nuk ka më kohë për përçarje dhe vonesa”.

“Është koha për të ndërtuar një opozitë reale, që bashkon dhe frymëzon qytetarët. Unë nuk vij për t’u përplasur me askënd, por për të ofruar një drejtim ndryshe, larg konflikteve të vjetra dhe lodhëse,” tha Haçkaj.

Kandidatura e tij shihet si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj figurave tradicionale të opozitës, përfshirë edhe Sali Berishën, i cili vazhdon të ketë ndikim të fortë në radhët e Partisë Demokratike, pavarësisht problemeve ligjore dhe politike me të cilat përballet.

 Ndërkohë, ende mbetet për t’u parë nëse forcat kryesore opozitare do të mbështesin kandidaturën e Haçkajt apo do të vazhdojnë me emrat e tyre tradicionalë.

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme