Politika 21 October 2025, 10:24 Nga VNA

Një tjetër demokrate i bashkohet PS, ish-deputetja Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër demokrate i bashkohet PS, ish-deputetja Zheni Gjergji

Lëvizjet politike nga opozita drejt mazhorancës vijojnë të shtohen. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, është emëruar së fundmi Drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Elbasanit, një pozicion ky me peshë në administratën publike shëndetësore.

Gjergji ka qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në mandatin e kaluar, pasi u zgjodh deputete nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Megjithatë, në zgjedhjet e fundit ajo nuk ishte pjesë e listave të kandidatëve të PD-së, çka sinjalizoi një distancim të saj nga strukturat aktuale të partisë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Partia Socialiste duket se po forcon radhët e saj përmes përfshirjes së ish-përfaqësuesve të opozitës në administratë dhe për të dobësuar më tej kundërshtarin kryesor politik të saj. Emërimi i Zheni Gjergjit ndjek rastet e ngjashme të ndodhura në Tiranë dhe në Vlorë, ku figura të tjera të opozitës i janë bashkuar PS-së, ose janë integruar në funksione shtetërore të drejtuara nga kjo forcë politike.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme