Politika 23 October 2025, 13:40 Nga VNA

Një tjetër aktore në garë për kryetare Bashkie, Delinda Disha synon Tepelenën

Ndaje në Whatsapp
Një tjetër aktore në garë për kryetare Bashkie, Delinda

Aktorja e njohur Delinda Disha ka shpallur kandidaturën e saj të pavarur për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Lajmin e bëri publik vetë Disha përmes një postimi në Instagram, ku shkroi:

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha.”

Megjithatë, ende nuk dihet nëse deklarata e saj është pjesë e një performance humoristike apo një vendim real për t’u përfshirë në garën zgjedhore. Kjo edhe për faktin se afati i fundit i vënë nga KQZ për të paraqitur kërkesën si kandidat i pavarur ishte data 22 tetor, ndërsa aktorja e njofton kandidimin një ditë me vonesë.

Megjithatë, nëse konfirmohet Disha do të jetë aktorja e dytë që hyn në zgjedhje, pas Florian Binajt, i cili kandidon për Bashkinë e Tiranës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme