Politika 18 December 2025, 15:22 Nga VNA

Një orë seancë në Parlament për flakadanë e tymuese, votim pa diskutim dhe një betim me duar në xhepa

Ndaje në Whatsapp

Një orë seancë në Parlament për flakadanë e

Seanca plenare e ditës së sotme në Parlament u zhvillua me tensione, ndërprerje dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe forcave gardës.

Tensionet nisën që në fillim të seancës, kur deputetë të Partisë Demokratike zunë vendet e ministrave përpara hapjes zyrtare, duke detyruar ndërhyrjen e Gardës së Republikës për të rikthyer rendin në sallë. Por opozita nuk u tërhoq, duke rikthyer në Kuvend flakadanët dhe mjetet tymuese, ndërsa artikiulonin akuza ndaj mazhorancës lidhur me zhvillimet e fundit politike, pas kërkesës së SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Situata u përshkallëzua në momentin e betimit të Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Deputetë të PD-së reaguan ashpër, duke hedhur sende në drejtim të tij. Por as kjo nuk e ndaloi Shabanin të kryente betimin si Avokat i Popullit. Para se të largohej nga salla, ai i hodhi “benzin zjarrit” duke ngritur dy gishta dhe duke dërguar puthje në drejtim të deputetëve të opozitës.

Deputetët e opozitës vijuan të qëndronin në karriget e ministrave, ndërsa ndrërhyrja e gardës nuk riktheu qetësinë. Në një moment, deputeti Flamur Noka hodhi ujë në drejtim të Komandantit të Gardës, i cili tentoi të afrohej, por u ndalua nga efektivët e tjerë.

Në këtë kaos, Niko Peleshi gjeti kohë të përjashtonte nga seanca dy deputetët e PD, Klevis Balliu dhe Flamur Noka. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, reagoi me tone ironike ndaj opozitës, duke deklaruar se shpreson që kjo sjellje të shërbejë si motivim për mbështetësit e saj për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar.

Pas përjashtimeve, mazhoranca miratoi rendin e ditës pa diskutime dhe mes kaosit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e mbylli seancën.

Në dalje, drejtuesit e PD dhe PS iu drejtuan mikrofonave të mediave, për të përsëritur qëndrimet e tyre. Nga demokratët Berisha ishte ai që foli dhe përsëriti akuzat ndaj qevrisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa nga socialistët, ishte kreu i grupit Taulant Balla, i cili u shpreh se sa herë që demokratë shohin që nuk kanë “frymë” nëpër protestat që thirrin, tentojnë që t’i vënë zjarrin parlamentit.

Por duket se Grupi Parlamentar i PS nuk do ta lërë me kaq, pasi pasditen e sotme i ka kërkuar Kuvendit marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, për incidentet e ndodhura.

Në kërkesën drejtuar Peleshit, PS ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 60 ditë për deputetët Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fidel Kreka, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, Klevis Balliu, dhe Flamur Noka.

Gjithashtu PS kërkon përjashtimin për 30 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetët e tjerë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi.

Përjashtim me 10 ditë nga punimet në Kuvend është kërkuar për deputetët e tjerë, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme