Politika 11 October 2025, 11:45 Nga VNA

Një muaj nga zgjedhjet e pjesshme, KQZ: Kandidat e pavarur ende s’kanë kërkuar regjistrim

Ndaje në Whatsapp
Një muaj nga zgjedhjet e pjesshme, KQZ: Kandidat e pavarur ende

Kandidatët e pavarur që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashkitë pa kryetar duhet të mbledhin firma mbështetëse nga zgjedhësit e zonës përkatëse, si kusht për t’u regjistruar në garë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se deri më tani nuk është paraqitur asnjë kandidat apo Komitet Nismëtar në KQZ për këtë qëllim. Ai u bëri thirrje kandidatëve të interesuar që të paraqiten për të marrë formularin e nevojshëm.

“Sipas Kodit Zgjedhor, kandidati i pavarur duhet të sigurojë mbështetjen e jo më pak se 1% të zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri tani nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga kandidatë apo Komitete Nismëtare për regjistrim”, deklaroi Celibashi.

Ndërkohë që kandidatët në bashkitë Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë mund të nisin procesin e mbledhjes së firmave, situata në Tiranë mbetet e pezulluar. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, KQZ nuk mund të lëshojë formularët zyrtarë për kryeqytetin, çka pengon kandidatët e mundshëm të nisin procedurat.

“Në Tiranë, aktualisht askush nuk mund të mbledhë nënshkrime sipas formularit zyrtar, pasi KQZ nuk mund ta vendosë në dispozicion për shkak të vendimit të Kushtetueses”, sqaroi kreu i KQZ.

Ndërkohë, kandidatët e Partisë Socialiste për pesë bashkitë e tjera regjistrohen drejtpërdrejt në emër të partisë, pa pasur nevojë për mbledhje firmash.

Numri i firmave të nevojshme për secilën bashki:

• Tiranë: 7,200

• Vlorë: 1,719

• Berat: 822

• Cërrik: 388

• Mat: 291

• Tepelenë: 127

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme