Politika 4 January 2026, 13:29 Nga VNA

Një edhe sikur të qëndrojë është rrugë e drejtë” – Protesta e dytë kombëtare e Adriatik Lapajt mbyllet me përplasje me policinë

Ndaje në Whatsapp
Një edhe sikur të qëndrojë është rrugë e

Adriatik Lapaj organizoi sot protestën e dytë kombëtare, duke e kthyer sheshin në një tribunë akuze të drejtpërdrejtë ndaj qeverisjes dhe asaj që ai e quajti “hajdutëri e institucionalizuar”. Në fjalën e tij, Lapaj deklaroi se kjo ishte dita e 28-të e qëndresës qytetare, një betejë që sipas tij nuk ka të bëjë me numra, por me drejtësinë dhe dinjitetin.

“Sot bota është më e lirë, sepse një diktator matanë oqeanit ra dhe një autokrat na ka përballë”, tha Lapaj, duke e vendosur protestën në një kontekst më të gjerë politik. Ai e cilësoi përballjen si një luftë të hapur me hajdutët, duke theksuar se edhe qëndrimi i vetëm i një qytetari është një akt i drejtë rezistence.

Në vijim, Lapaj ngriti një sërë pyetjesh retorike që godisnin drejtpërdrejt premtimet e pambajtura të pushtetit: ujin e pijshëm, rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. “A kemi ujë sot? A kemi rend dhe ligj? A kemi sot krim dhe drogë?”, pyeti ai, duke shtuar se Shqipëria është shndërruar në një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Në kulmin e fjalës së tij, Lapaj bëri thirrje për dorëheqjen e asaj që e cilësoi si figura më e korruptuar e qeverisjes.

Protesta u shoqërua edhe me fjalime të qytetarëve të ndryshëm, si dhe emigrantëve të ardhur nga jashtë, të cilët folën për largimin masiv, zhgënjimin dhe mungesën e shpresës që, sipas tyre, i ka detyruar të braktisin vendin. Dëshmitë e tyre i dhanë tubimit një dimension personal dhe emocional, duke reflektuar pakënaqësinë e akumuluar qytetare.

Pak para përfundimit të protestës, situata u tensionua. Adriatik Lapaj dhe një pjesë e mbështetësve të tij u përplasën fizikisht me forcat e rendit, pasi protestuesit pretenduan se persona civilë ishin afruar për të fotografuar pjesëmarrësit në protestë. Përplasja nisi me debate verbale dhe u përshkallëzua në shtyrje dhe përleshje, duke zgjatur për disa minuta, siç shihet edhe në pamjet video nga vendngjarja. Forcat e policisë ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa turma u shpërnda gradualisht. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar.

Ndërkohë, mbështetësit e Shqipëria Bëhet ndërmorën edhe një veprim simbolik, duke vendosur një çadër më solide në vend të karriges që kishte shërbyer më herët si shenjë e qëndresës. Sipas tyre, ky veprim synon vijimësinë e protestës edhe në ditët në vazhdim, kur parashikohen reshje shiu, si dhe dërgimin e një mesazhi se qëndrimi qytetar nuk do të ndërpritet pavarësisht kushteve atmosferike.

Protesta e dytë kombëtare u mbyll kështu mes thirrjeve kundër korrupsionit, përplasjeve me policinë dhe sinjaleve se aksioni protestues do të vijojë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme