Politika 27 October 2025, 09:47 Nga VNA

“Një ditë do zgjohem dhe do bëj një parti për gratë”, Grida Duma dhe Hati TikTokut parti të re?

Ndaje në Whatsapp
“Një ditë do zgjohem dhe do bëj një parti për

Në episodin më të fundit të podcastit të saj, Grida Duma ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet në politikë, me një projekt të ri që do të ketë në qendër gratë dhe modelet e reja të shoqërisë shqiptare.

Përballë Hati-t, një nga personazhet më të njohur në rrjetet sociale, Duma u shpreh:

“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë."

Ftesë i bëri dhe Hatit: "Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.”

Hati e pranoi idenë me entuziazëm, duke thënë se do ta konsideronte me kënaqësi pjesëmarrjen në një nismë të tillë:

“Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”

Në fund të bisedës, Duma la të kuptohet se kjo nuk ishte vetëm një ide spontane, por ndoshta një sinjal për diçka më konkrete në të ardhmen:

“Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme