Politika 6 September 2025, 12:50 Nga VNA

Nigel Farage paralajmëron drekë me Ramën: Mund të marr një avion të marr një ngarkesë me emigrantë të paligjshëm me vete

Ndaje në Whatsapp
Nigel Farage paralajmëron drekë me Ramën: Mund të marr

Deputeti britanik Nigel Farage ka provokuar sërish kryeministrin Edi Rama, ku kësaj radhe është shprehur se do të takohet me kreun e qeverisë shqiptare për një drekë, ku tema kryesore do të jetë deportimi i kriminelëve të huaj, një çështje që ai e cilëson si kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t'i ndalojmë anijet dhe do t'i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën", u shpreh Farage gjatë një takimi me anëtarët e partisë Reform UK.

Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar në politikën britanike, pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner. Farage ka paralajmëruar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se plani i tij për emigracionin do të vihet në zbatim menjëherë pas një fitoreje zgjedhore.

“Nuk mund të vini ilegalisht dhe të qëndroni, ne do t’i ndalojmë anijet brenda dy javësh nga fitorja,” tha Farage.

Ai ka theksuar gjithashtu se një qeveri e drejtuar nga Reform UK do të marrë masa të menjëhershme për të ndaluar kalimet e paligjshme me anije dhe për të deportuar migrantët që hyjnë ilegalisht në vend.

Kujtojmë se përplasja mes Farage dhe kryeministrit shqiptar nisi pas deklaratave të politikanit britanik mbi numrin e lartë të shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar. Rama reagoi ashpër, duke i cilësuar komentet e Farage si “të pavërteta dhe fyese”.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme