Politika 27 October 2025, 10:30 Nga VNA

Ngrihen Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Kuvendi miraton me shumicë votash

Ndaje në Whatsapp
Ngrihen Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme: atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Territoriale. Në fillim të seancës plenare, deputetët votuan për krijimin e dy strukturave që do të kenë në fokus përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor dhe rishikimin e ndarjes territoriale.

Komisioni për Reformën Zgjedhore u miratua me 113 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa ai për Reformën Territoriale mori 115 vota pro, 3 kundër dhe pa asnjë abstenim.

Deputetët që votuan kundër për komisionin territorial ishin Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga partia Mundësia, si dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Sipas vendimit, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të përfshijë përfaqësues nga të gjitha partitë në Kuvend:

7 anëtarë nga Partia Socialiste,
5 nga Partia Demokratike,
1 nga PSD,
1 nga Partia Republikane,
1 nga Partia e Lirisë,
1 nga partia Mundësia.

Ndërkohë, Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet do të kenë mundësi të marrin pjesë në diskutime dhe të paraqesin propozime, por pa të drejtë vote.

Sa i përket Komisionit për Reformën Territoriale, ai do të përbëhet nga:

8 anëtarë të PS-së,
6 të PD-së,
1 i Partisë së Lirisë,
1 i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” të drejtuar nga Fatmir Mediu.

Me miratimin e këtyre dy komisioneve, Kuvendi i hap rrugën procesit të reformave të rëndësishme që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e demokracisë dhe administratës vendore në vend.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme