Politika 3 May 2026, 09:56 Nga VNA

Ngec votimi në PD Korçë, përplasje për listat dhe akuza për manipulim, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

Ndaje në Whatsapp
Ngec votimi në PD Korçë, përplasje për listat dhe

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Korçë është pezulluar dy herë, pas tentativave për të votuar nga persona që nuk figuronin në listat e anëtarësisë.

Votimi u ndërpre vetëm 40 minuta pas nisjes, ndërsa komisionerët grumbulluan materialet zgjedhore dhe u larguan nga qendra e votimit. Për rifillimin e procesit ende nuk është marrë një vendim.

Sipas të dhënave, përplasjet nisën pasi disa demokratë që u paraqitën për të votuar nuk gjetën emrat në listë dhe nuk dispononin dokument anëtarësie, siç kërkon rregullorja.

Drejtuesi politik i PD në Korçë, Ivi Kaso, deklaroi se nuk bëhet fjalë për konflikt mes demokratëve, por për zbatim të rregullave.

“Nuk ka pasur përplasje, por bllokim të procesit, pasi kanë tentuar të votojnë persona që nuk janë në listat e anëtarësisë. Dy kushtet për të votuar janë: të jesh në listë ose të paraqesësh dokument që provon anëtarësinë. Në mungesë të tyre, nuk mund të votohet”, u shpreh ai, duke shtuar se procesi do të rifillojë vetëm mbi bazën e këtyre rregullave.

Nga ana tjetër, kandidati Harito Zoto kundërshtoi situatën, duke theksuar se nuk mund të përjashtohen anëtarë të Partisë Demokratike nga votimi për shkak të listave të pasakta.

“Pa një listë të saktë dhe gjithëpërfshirëse, askush nuk ka të drejtë të përjashtojë demokratët nga votimi. Ka drejtues strukturash dhe anëtarë të vjetër që nuk figurojnë në listë”, deklaroi ai, duke kërkuar rishikimin e listave përpara rifillimit të procesit.

Në garë për drejtimin e degës së PD në Korçë janë Irvin Bode dhe Harito Zoto.

Për shkak të tensioneve dhe kundërshtimeve mbi listat e votuesve, procesi mbetet i bllokuar, ndërsa pritet një vendim nga selia qendrore e Partisë Demokratike për mënyrën e zgjidhjes së situatës dhe vijimin e zgjedhjeve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme