Politika 9 Tetor 2025, 16:30 Nga VNA

Nga Vlora në Aruba, kush është "guri" që lidh Artur Shehun dhe Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp
Nga Vlora në Aruba, kush është "guri" që lidh

Dosja e “Arubas”, kaq e përfolur nga opozita javët e fundit, është shndërruar sot në mollën e sherrit mes saj dhe mazhorancës. Flamurin e mori i pari Gazment Bardhi, i cili në parlament përmendi emrin e Artur Shehut si njeriun kyç që, sipas tij, ka qenë në takim dhe ka përfituar si një prej krerëve të karteleve më të rrezikshme të drogës, duke marrë leje ndërtimi nga qeveria.

Bardhi deklaroi se pronat e Shehut përdoren nga kryeministri në takime elektorale, ndërsa shtoi se ky person ka qenë i pranishëm në takimin në Aruba.

Më i rezervuar në përmendjen e emrit të Artur Shehut ishte kryetari i PD-së, Sali Berisha. Në një prononcim për gazetarët, ai nuk e mohoi të ketë qenë në të njëjtën makinë me Shehun, duke thënë:
“Artur Shehu është një vlonjat i një familje siç më kanë thënë të persekutuar, por siç e morët vesh ju me Ëngjëll Agaçin i bënë 30 hektarë toka dhuratë general Lisin që e burgosën autoritetet italiane, vetëm e vetëm për të fshehur filmimet me sipërfaqet e drogës. Unë nuk mbaj mend a e kam takuar ndonjëherë në jetën time apo jo, por nuk e mohoj as e pohoj fare, se s’di asgjë. Të gjitha këto, Aruba është problemi se u mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba, thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër,” – tha Berisha.

Edhe pse nuk ka dalë ende në skenë emri që lidh Sali Berishën dhe PD-në me Artur Shehun, është përfolur se deputeti demokrat i Vlorës, Bujar Leskaj, është ura e kësaj lidhjeje. Leskaj njihet botërisht për miqësinë e tij me Shehun dhe afërsinë e të dyve me PD-në.
Ndoshta për këtë arsye, Berisha duket i kujdesshëm në deklaratat e tij, duke mos mohuar por as pohuar takime me Shehun — diçka e çuditshme për një njeri me memorie brilante si kryetari i PD-së. Por meqë Bujar Leskaj është ende deputet i partisë, ndoshta ai mund t’ia rifreskojë kujtesën.

E njëjta gjë vlen edhe për ministrat që Berisha pretendon se kanë qenë në takim. I kujdesshëm për të mos përmendur emra, ndoshta ai nuk dëshiron të “djegë” ndonjë ish-ministër të Ramës me të cilin sot ka aleanca fluide.

Gjysmë të vërtetat, megjithatë, janë një mëkat i madh për një parti që prej vitesh ndodhet në opozitë. Nëse PD dëshiron të mbetet e besueshme në këtë betejë me regjimin, ajo duhet ta çojë deri në fund dosjen “Aruba”, duke përmendur çdo emër dhe treguar çdo të vërtetë, pa kompromis.
Sepse “Aruba” duket se po bëhet kryefjala e betejës politike të javëve të fundit.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme