Politika 21 April 2026, 19:37 Nga VNA

Nga tenderat te vilat luksoze: SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit. Mes tyre dhe pasuritë e Karçanaj

Ndaje në Whatsapp
Nga tenderat te vilat luksoze: SPAK sekuestron pasuritë milionëshe

SPAK sekuestron pasuritë në vlera miliona euro të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, dy të dyshuarve si krerë të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda AKSHI-t dhe fitonin tendera në vlera miliona euro pranë këtij institucioni.

Në emër të Agasit janë zbuluar 29 pasuri të paluajtshme, si vila luksoze pranë Equos Resort, të legalizuara në mënyrë të paligjshme, apartamente si dhe sipërfaqe të mëdha toke. Për këto legalizime mendohet se ka qenë për të dhënë shpjegime në SPAK dhe ish drejtuesja e ASHK Dallëndyshe Bici.

Ndërkohë VNA mëson se SPAK ka ngrirë shtatë llogari bankare në emër të Agasit, si dhe nën sekuestro është vënë edhe kompania EA Solution, në ambientet e së cilës ai filmoi takimet me zyrtarë të lartë, zyrtarë policie, ndërsa shfaqet teksa paracakton dhe vlerat e tenderave me Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t.

Ermal Beqirit i janë sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë vila luksoze, llogaritë e kompanisë së tij Soft and Solution, një jaht luksoz, automjete dhe llogaritë personale.

Sekuestrimit nuk i kanë shpëtuar as dy apartamente në Tiranë dhe një duplex në një zonë rezidenciale në Qerret, të cilët dyshohen si pasuri të fshehura të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, për të cilën Edi Rama deklaronte se jetonte me qira.

Burimet thonë se janë ngrirë dhe fondet në llogaritë e subjekteve “FIRST” e Gëzim Hoxhës, vëllai i Ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha; ato të “Fast tech” dhe “Fasttech and Fresh” e Andis Papas dhe “Albascan” e Elision Jorgjis.

Grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t sipas SPAK urdhëronte rrëmbimin e biznesmenëve të ndryshëm dhe i detyronin nën kërcënim të hiqnin dorë nga tenderat. Ndërsa veprimtaria kriminale shtrihej në degëzime mes bizneseve të tyre dhe favorizimeve në milionat e përfituar nga tenderat e AKSHI-t.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme