Politika 19 August 2025, 11:42 Nga VNA

Nga KAYO te “Myslym Keta Defence”: Si shteti me Ardi Veliun, miqtë e Ramës dhe biznesmenët e armatimit po ndajnë tortën e kompanive të reja ushtarake

Ndaje në Whatsapp
Nga KAYO te “Myslym Keta Defence”: Si shteti me Ardi Veliun,

Kompania shtetërore e armëve Kayo me administrator Ardi Veliun ka themeluar 3 kompani në fushën e prodhimit të armatimit dhe mjeteve të ushtrisë.

Kompania e parë është Timak Defence, e cila u thelemua nga Kayo dhe Timak.

Timak Defence zotërohet në zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga shoqëria shtetërore Kayo.

Kompania Timak u themelua nga Arjeta Puca në 2016 si pronare e vetme, e cila me 17 qershor 2025 i shiti 49% të aksioneve të kompanisë së saj, Ron Yeffet, izraelit me pasaportë shqiptare, i njohur me lidhje të forta me kryeministrin Edi Rama.

Kompania Kayo dhe kompania “MSSC” (ish MSSC) Militari SYSTEM SUPPLY COMPANI) me ortak të vetëm Emiljano Dushën, themeluan kompaninë M.K.D (Myslym Keta Defence).

Objekti i veprimtarisë së shoqërisë është prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm.

Sipas të dhënave të Open Data, kompania “MSSC” (ish MSSC) Militari SYSTEM SUPPLY COMPANI) zotëron 80 për qind të aksioneve të M.K.D (Myslym Keta Defence), ndërsa 20 për qind të aksioneve i zotëron kompania shtetërore KAYO.

Ndërsa kompania e tretë është Guna Tactical me administrator Leonard Qyra. Kjo shoqëri zotërohet në 51 për qind të aksioneve nga shoqëria KAYO, ndërsa 49 për qind nga kompania “MSSC” (ish MSSC) Militari SYSTEM SUPPLY COMPANI) në pronësi të Emiljano Dushës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme