Politika 11 December 2025, 11:16 Nga VNA

Nga “përgënjeshtrimet” live te amendamentet për Bankers: Shfaqja që zbuloi kaosin, pazaret dhe interesat e padeklaruara të grupit parlamentar të PD

Ndaje në Whatsapp
Nga “përgënjeshtrimet” live te amendamentet për

Paneli i Gridës mund të quhet burimi më i madh i informacionit mbi përmasën e pazarit dhe kaotizmit që ka pushtuar grupin parlamentar të PD.

Grupi i udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i ngjan një mase interesash private, ku secili, me mediokritet, zbraz sa mundet paditurinë, delirin ose patetizmin e vet.

Dhe mbrëmë ndodhi diçka e ngjashme!

Kështu, Gazmend Bardhi u revoltua që i nxorrën në ekran një amendament të vetin, të depozituar për Ligjin e Paqes Fiskale. Dhe nxitoi të përcillte live “përgënjeshtrimin” (kështu e quajti) të amendamentit. Por dokumenti që nxorri nuk përgënjeshtronte faktin që ai kishte depozituar amendament. Dokumenti ishte thjesht rinovim i amendamentit.

Për të kuptuar amendamentin, me atë rast nuk ka nevojë fare ta lexojmë. Mjafton t’i referohemi historikut të rinovimit të qëndrimeve të Gazment Bardhit.

Madje as nuk ka nevojë të analizojmë se për cilin biznes punon zoti Bardhi sa herë firmos amendamente. Na mjafton të dimë që publikisht PD është shfaqur në parim kundër ligjit të Paqes Fiskale.

Pyetja është e thjeshtë: nëse PD është kundër ligjit të Paqes Fiskale, pse depoziton amendamente kryetari i grupit parlamentar?
Ose je kundër, ose je në parim pro dhe bën amendamente që ta përmirësosh projektligjin. Kjo është logjika e thjeshtë. Përndryshe, i bie që interesat ose injoranca të shtyjnë të bëhesh palë në një ligj që prek financat dhe milionat e kompanive.

Në këtë rast, edhe pse nuk përmendet, bëhet fjalë për Bankers, që zoti Bardhi e kupton por bën sikur nuk e kupton. Dhe zoti Noka nuk e kupton ose bën sikur e mbron.

Dhe për këtë, në fakt, s’ua ka fajin as Grida, as TCH.
Jo se janë engjëj.
Por sepse engjëj dhe djaj në këtë rast janë të gjithë me llogari bankare dhe zarfa tek biznesi i madh dhe bëjnë show sikur kanë merakun e popullit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme