Politika 31 July 2025, 19:09 Nga X.S

Nga Mediu te Rama, me ndalesë tek Basha/ Udhëtimi politik i Blendi Sulajt me tre ngjyra për një karrige

Ndaje në Whatsapp
Nga Mediu te Rama, me ndalesë tek Basha/ Udhëtimi politik i Blendi

Një nga mënyrat për të bërë karrierë politike në Shqipëri është të kalosh nga një parti te tjetra, duke u transformuar nga kritik i partisë në pushtet në bashkëpunëtor të saj. Një rast i tillë është Blendi Sulaj, i cili pas disa vitesh në opozitë, tani është një prej figurave në ngjitje në qeverinë socialiste, që tashmë do të mbajë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sulaj u përfshi në politikë që kur Fatmir Mediu e emëroi nënkryetar të Partisë Republikane. Gjatë disa viteve, ai ishte një nga kritikët më të ashpër të qeverisë së Edi Ramës.

Në vitin 2021, pasi nuk arriti të kandidojë për deputet dhe pas humbjes së opozitës, dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë Republikane. Pas kësaj, ai synoi të vazhdonte karrierën te Partia Demokratike, e cila në atë kohë drejtohej nga Lulzim Basha. Gjatë përçarjes së PD-së, Sulaj qëndroi në krahun e Bashës dhe brenda pak ditësh fitoi besimin e tij, duke u emëruar sekretar për Rininë në strukturën e re drejtuese të partisë.

Në këtë periudhë, Sulaj ishte aktiv në debatet televizive, duke kritikuar si Ramën ashtu edhe Berishën. Por edhe në PD-n e Bashës, nuk gjeti stabilitetin e dëshiruar, duke e parë të pasigurtë rrugën e tij politike aty. Në kërkim të një mundësie më të mirë, ai iu afrua Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e 11 majit, Sulaj ishte një nga emrat e rinj që u paraqit nga PS si kandidat për deputet. Edhe pse nuk arriti të siguronte një mandat, për shkak të listës së hapur, Rama nuk e la pas dore. Ai u emërua nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, një pozicion ky shumë i rëndësishëm.

Në një vend si Shqipëria, ku shpesh mungon morali politik dhe parimet apo bindjet personale shiten për pak karrierë politike, kapërcimet e Sulajt janë për t’u pasur zili. Urojmë që ai të qëndrojë besnik në këtë post, ndonëse me Bashkinë e Tiranës nuk i ka pasur punët fort mirë.

Në vitin 2021, Sulaj u kallëzua nga Bashkia e Tiranës për kryerje punimesh pa leje në biznesin e tij. Sipas kallëzimit, më 1 nëntor 2021, në rrugën "Milto Tutulani" u kap duke kryer punime pa leje në ambientet e jashtme të lokalit “Dimos”, duke përdorur strukturë druri dhe tullash dekorative.

Shpresojmë që në detyrën e re Sulaj të respektojë ligjin dhe të mos përsërisë shkelje të tilla. Sa për kritikat që do marrë për kapërcimet nga njëra parti tek tjetra, mos ta vrasë mendjen se nuk është as i pari e as i fundit.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme