Politika 11 September 2025, 14:38 Nga VNA

Nga Manastirliu tek Balla/ Kush janë ministrat që ikin nga detyra dhe emrat e rinj që i bashkohen qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Nga Manastirliu tek Balla/ Kush janë ministrat që ikin nga detyra dhe

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga kabineti i vjetër i qeverisë 8 ministra, duke i zëvendësuar këta të fundit me emra të rinj.

Ministrat që ikin:

Ogerta Manastirliu - iu besua gara për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Ervin Hoxha - u shkarkua nga Ministria e Brendshme për t’u zëvendësuar nga Albana Koçiu.

Ulsi Manja - u largua nga posti i mInistrit të Drejtësisë, duke u zëvëndësuar nga zv.ministri i Brendshëm, Besfort Ramallari.

Igli Hasani - është largimi i parë nga qeveria Rama, ministri i jashtëm u zëvendësua nga Elisa Spiropali.

Bora Muzhaqi - ka mbetur jashtë kabinetit qeveritar, ndërsa ministria që drejtonte është shkrirë.

Anila Denaj - u largua nga qeveria dhe Bujqësia iu besua një emri të ri, i cili është kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla.

Arbjan Mazniku - nuk do të jetë më pjesë e qeverisë dhe do t’i jepet vetëm një komision për Reformën Territoriale.

Taulant Balla - u largua nga ministria për Marrëdhënien me Parlamentit për të drejtuar sërish grupin parlamentar të PS, duke u zëvendësuar nga Toni Gogu.

Ministrat e rinj:

Sofjan Jaupaj  - Ministria e Mjedisit e rikthyer sërish, pasi u shkri qëkur drejtohej nga Lefter Koka.

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Besfort Lamallari - Minista e Drejtësisë.

Andis Salla - Ministria e Bujqësisë.

Evis Sala - Ministre e Shëndetësisë.

Toni Gogu - Ministria për Marrëdhënien me Parlamentin.

Majlinda Dhuka - Ministria e Shtetit për kryenegociator.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme