Politika 8 March 2026, 12:01 Nga VNA

Nga Librazhd-Prrenjas te ura e Milotit – kompania ANK e Agim Kolës akuzohet për nxjerrje inertesh dhe shkatërrim të lumenjve

Ndaje në Whatsapp

Një tjetër denoncim i mbërritur në redaksinë e VNA ngre pikëpyetje serioze mbi aktivitetin e kompanisë ANK, në pronësi të Agim Kolës, për të cilën raportohen edhe lidhje familjare me biznesmenin Rrok Gjoka.

Sipas informacionit të mbërritur në redaksi, kompania në fjalë po nxjerr inerte në afërsi të urës së Milotit, në një zonë të ndjeshme të shtratit të lumit. Burimi i denoncimit pretendon se aktiviteti po zhvillohet prej ditësh, ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë reagim, pavarësisht sinjalizimeve.

Nga Librazhd-Prrenjas te ura e Milotit – kompania ANK e Agim Kolës

Nxjerrja e inerteve nga lumenjtë është një praktikë që prej vitesh ka shkaktuar dëmtime të mëdha mjedisore, duke ndryshuar shtratin e lumenjve, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe duke dëmtuar ekosistemin.

Rasti bëhet edhe më i ndjeshëm për shkak të historikut të kompanisë në projekte të rëndësishme infrastrukturore. ANK është një nga kompanitë që po ndërton një pjesë të aksit Librazhd-Prrenjas, segment që pak kohë më parë u bë objekt debati publik pasi shembja e një pjese të rrugës bllokoi për një kohë të gjatë gjithë juglindjen e vendit.

Kjo ngjarje ngriti pyetje mbi cilësinë e punimeve dhe mbi mënyrën se si monitorohen projektet infrastrukturore me kosto të lartë për buxhetin publik.

Denoncimi për nxjerrjen e inerteve pranë urës së Milotit shton edhe më shumë shqetësimet për mënyrën se si operojnë disa kompani të mëdha ndërtimi në vend, ndërkohë që kontrollet institucionale duket se mungojnë ose mbeten vetëm në letër.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse për mjedisin apo nga autoritetet lokale, ndërsa mbetet e paqartë nëse aktiviteti i raportuar kryhet me leje apo në kundërshtim me ligjin.

Nëse pretendimet e denoncimit rezultojnë të vërteta, rasti do të ngrinte një tjetër pikëpyetje të madhe:
a po shfrytëzohen lumenjtë shqiptarë si burim i pakontrolluar inerteshe, ndërsa institucionet zgjedhin të mos shohin?

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme