Politika 2 October 2025, 07:06 Nga VNA

Nga 12 tetori 2025 nis sistemi i ri i hyrje-daljeve në kufijtë e BE-së

Ndaje në Whatsapp
Nga 12 tetori 2025 nis sistemi i ri i hyrje-daljeve në kufijtë e

Duke filluar nga data 12 tetor 2025, Bashkimi Evropian do të fillojë zbatimin gradual të një sistemi të ri për menaxhimin e kufijve të jashtëm – Sistemi i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES). Ky sistem do të zbatohet për qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së, përfshirë shqiptarët që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra në 29 vendet e Zonës Shengen.

Sipas njoftimit të Delegacionit të BE në Tiranë, sistemi do të regjistrojë automatikisht të dhënat e udhëtimit, përfshirë:

informacionin nga dokumenti i udhëtimit,

datat e mbërritjes dhe largimit,

dhe të dhënat biometrike si gjurmët e gishtave dhe imazhi i fytyrës.

Pa tarifa shtesë dhe pa procedura paraprake

BE bën të ditur se qytetarët nuk kanë nevojë të kryejnë ndonjë veprim përpara udhëtimit dhe se ky proces nuk ka asnjë tarifë shtesë.

Zbatimi i EES do të bëhet në mënyrë graduale gjatë një periudhe 6-mujore në të gjitha pikat kufitare të jashtme të vendeve që përdorin sistemin. Kjo nënkupton se në fazat e para, jo çdo pikë kufitare do të mbledhë menjëherë të gjitha të dhënat biometrike, dhe pasaportat do të vazhdojnë të vulosen si më parë.

Zbatimi i plotë nga 10 prilli 2026

Nga 10 prilli 2026, sistemi pritet të jetë tërësisht funksional në të gjitha kufijtë e jashtëm të vendeve evropiane pjesë e EES.

Sistemi do të përfshijë udhëtarët jo-BE që:

posedojnë vizë qëndrimi të shkurtër; ose

janë të përjashtuar nga viza, por udhëtojnë për qëndrime deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Qëllimi i sistemit është të lehtësojë kalimin në kufi dhe të sigurojë që udhëtarët të respektojnë afatet e lejuara të qëndrimit. Në rastet kur tejkalohet periudha e lejuar apo kur refuzohet hyrja, këto informacione do të regjistrohen gjithashtu në sistem.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme