Politika 12 August 2025, 07:24 Nga VNA

News24/Gazetarët thirrje ambasadave: Po rrëmbehen të dhënat dhe dosjet e korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
News24/Gazetarët thirrje ambasadave: Po rrëmbehen të dhënat

 

Përgjatë gjithë natës së mbrëmshme Policia dhe Ushtria kanë vijuar me nxjerrjen jashtë materialet dhe kompjuterët e News 24. 

Gazetarët dhe Redaksia e këtij televizioni i kanë bërë thirrje urgjente për ndërhyrje, ambasadave të huaja, institucioneve ligjore, deputetëve të Parlamentit dhe kryetarëve të partive, që të ndërhyrjet pasi nëpër zyra po konfiskohen dhe po merren të dhënat nga kompjuterët e gazetarëve.

Në këto pajisje ndodhen informacione të rëndësishme nga investigime mbi korrupsionin, të cilat jo vetëm që përbëjnë prova të mundshme kundër abuzimeve, por edhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e gazetarëve dhe burimeve që i kanë siguruar ato.

Thirrja është e qartë: të ndalet menjëherë grabitja e informacionit dhe të garantohen të gjitha standardet e sigurisë dhe lirisë së medias, si një shtyllë themelore e demokracisë në vend.

 

 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme