Politika 9 August 2025, 17:07 Nga VNA

News 24&Panorama/ Godina e mediave merret nën kontroll nga Ushtarakët. Tërhiqet Policia e Shtetit

Ndaje në Whatsapp
News 24&Panorama/ Godina e mediave merret nën kontroll nga

Televizioni News24, Balkanweb, Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare ditën e sotme janë ndaluar të ushtrojnë detyrën e tyre për të raportuar lajmet.

Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, ambienti i News24 është rrethuar nga forcat e shumta, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, po ashtu dhe gazetarët janë nxjerë jashtë forcërisht.

Pas disa orësh brenda ambienteve të mediave në Focus Media News dhe Panorama Group, Policia e Shtetit është tërhequr nga ambienti i godinave te mediave.

Godinat janë marrë nën kontroll nga Policia e Ushtarake, ndërkohë që televizioni me i rëndësishëm informativ i Shqipërisë vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, tekniket, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit e mediave nuk lejohet të futen në godinë.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar organizatat e mbrojtjes së mediave, faktori politik dhe ekspertë të njohjes së ligjit, por situata mbetet totalisht e bllokuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme