Politika 11 October 2025, 13:22 Nga VNA

Nensi Dojaka në Jurinë e “Parkut të Besimit”: Kur spiritualiteti takohet me estetikën bashkëkohore

Ndaje në Whatsapp
Nensi Dojaka në Jurinë e “Parkut të Besimit”: Kur

Në mesin e 12 finalistëve ndërkombëtarë që prezantojnë projektet për “Parkun e Besimit” në Petrelë, një hapësirë ku do të bashkëjetojnë të gjitha besimet fetare, vëmendjen këtë herë nuk e tërheq vetëm arkitektura apo koncepti urban. Ajo që të bën të ndalesh është prania në juri e një emri që përfaqëson një tjetër botë, por po aq frymëzuese: Nensi Dojaka, stilistja shqiptare që ka bërë histori në skenën ndërkombëtare të modës.

Krijuesja që fitoi “LVMH Prize” dhe ka veshur yje si Dua Lipa, Zendaya e Bella Hadid, gjendet sot në një tjetër rol – atë të një gjyqtareje që do të ndihmojë të përzgjidhet projekti që do të shndërrojë 210 mijë metra katrorë të luginës së Erzenit në një “faltore të jetës dhe natyrës”.

Pjesëmarrja e Nensi Dojakës në këtë proces është simbolike dhe domethënëse. Në një nismë që, sipas kryeministrit Edi Rama, nuk është “simbol feje, por faltore adhurimi ndaj jetës”, prania e një artisteje që ndërton gjuhën e saj përmes estetikës dhe ndjeshmërisë shpirtërore duket si ura ideale midis artit, identitetit dhe reflektimit njerëzor.

“Parku i Besimit” pritet të jetë një me hapësira reflektimi, evente kulturore dhe një “Muze Kujtese” për viktimat e persekutimit fetar. Por me Nensi Dojakën në juri, ai fiton diçka më shumë: një sens estetik që mund të shndërrojë “parkun shpirtëror” në një manifest të përbashkët mes natyrës, artit dhe njeriut.

Në një vend ku shpesh “projektet e mëdha” mbeten pa frymë, ndoshta ky është rasti i parë ku fryma është e garantuar — sepse aty, bashkë me pemët dhe tokën, do të mbillet edhe ndjeshmëria e një gruaje që ndërtoi suksesin e saj duke respektuar formën, heshtjen dhe shpirtin.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme