Politika 27 March 2026, 12:07 Nga VNA

Në pritje të draftit fantazmë të Bylykbashit për referendumet

Ndaje në Whatsapp

Në pritje të draftit fantazmë të Bylykbashit për

Oerd Bylykbashi sot u kujtua të na rikujtojë se është bashkëkryetar me Damjan Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në fakt, i vetmi që dyshonim se e kishte harruar këtë rol ishte vetë Bylykbashi. Komisioni deri tani nuk ka prodhuar asgjë dhe nuk dihet as kalendari, as axhenda që ai ka hartuar bashkë me Gjiknurin për ndonjë nen apo ligj.

Por nga prononcimi i Bylykbashit për BIRN mund të nxirren disa përfundime.

I pyetur lidhur me draftin e lançuar nga Partia Socialiste për një rregullim të çështjes së referendumeve, Bylykbashi tha se kjo është një çështje që i takon atij dhe Gjiknurit ta zgjidhin.

“Çdo nismë ligjore që lidhet me reformën zgjedhore duhet të miratohet me konsensus dhe këtu përfshihet edhe ligji për referendumet”, deklaroi për BIRN Oerd Bylykbashi.

“Referendumet janë të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe çdo diskutim mbi këto dispozita duhet të jetë pjesë e punës së komisionit të posaçëm dhe duhet të arrihet me konsensus, bazuar mbi vendimin e parlamentit që kërkon konsensus politik për çdo ndryshim që lidhet me këtë reformë”.

Me pak fjalë, nga kjo deklaratë mund të kuptohet se Bylykbashi paska gati një draft të ligjit për referendumet.

Nëse lënda është e Komisionit, atëherë Bylykbashi duhet ta ketë gati draftin. Por nëse thjesht ka dashur të ripërtypë ato që ka thënë më parë Gazment Bardhi, atëherë duket se i ka ripërtypur jo fort saktë deklaratat e kryetarit të grupit të tij parlamentar.

Nëse nuk po pret që Taulant Balla t’ia dorëzojë draftin për ta shqyrtuar, atëherë Bylykbashi duhet të nxjerrë draftin që pretendon se ka përgatitur vetë. Në fakt, kush vjen nga zyrat e PD e di se Bylykbashi nuk ka shkruar kurrë asnjë draft.

Por meqë ka mbi 20 vjet që vesh kostumin e reformave të dështuara zgjedhore të PD-së, që nga vitet ’90 kur kishte humbur shansin të rrëzonte Enverin, ka ende nga ata që e marrin seriozisht.

Nuk është çudi që tani ka nisur ta besojë edhe vetë këtë histori.

Por që ta besojmë edhe ne të tjerët, Oerdi e ka shumë të thjeshtë: të nxjerrë dhe të depozitojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore – aty ku është bashkëkryetar me Damjan Gjiknurin – draftin e tij të ligjit për referendumet.

Meqë, sipas tij, me draftin e vet Taulant Balla po u heq mendjen shqiptarëve nga skandalet, le të mësojë nga ai: ta sfidojë mazhorancën me variantin e tij të ligjit. Ndoshta kështu mund t’u heqë mendjen edhe demokratëve nga skandali i “garës” pa garë që po planifikohet në PD.

Mjafton të publikojë draftin që pretendon se ka shkruar vetë. Pastaj, me miratimin e Gjiknurit, ndoshta e miraton edhe grupi i PS-së.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme