Politika 13 December 2025, 12:50 Nga VNA

Në luftë me jetën: 91% e pacientëve me tumor nuk marrin trajtim hospitalor për radioterapi në Spitalin Onkologjik

Ndaje në Whatsapp
Në luftë me jetën: 91% e pacientëve me tumor nuk marrin

Teksa sëmundjet tumorale po rriten nga viti në vit në Shqipëri, qendra më e madhe publike e trajtimit të kësaj patologjie kërcënuese për jetën nuk arrin të sigurojë kushte shtrimi spitalor për pacientët që kanë nevojë për trajtim. Spitali Onkologjik, i vetmi institucion publik ku ofrohet radioterapia, funksionon me një shërbim tërësisht të centralizuar, duke e bërë praktikisht të pamundur hospitalizimin për shumicën dërrmuese të pacientëve.

Sipas të dhënave dhe raporteve zyrtare, 91% e pacientëve me tumor nuk marrin trajtim hospitalizor për radioterapi. Kjo do të thotë se pacientët janë të detyruar të ndjekin trajtime të shpeshta ambulatore, shpesh në gjendje të rënduar shëndetësore, pa mbështetje spitalore dhe pa kushte minimale rikuperimi.

Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të mungesës së burimeve njerëzore në Spitalin Onkologjik. Deficiti i stafit mjekësor dhe infermieror ka sjellë rritje të ndjeshme të ditëve të pritjes për trajtim, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e radioterapisë, e cila kërkon kohëzgjatje dhe ritëm të saktë. Si pasojë, shtohen edhe kostot financiare për pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët përballen me shpenzime për transport, akomodim dhe kujdes të vazhdueshëm.

Këto gjetje dalin në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar krijimin e qendrës më të madhe të shërbimit onkologjik në Shqipëri. Megjithatë, në realitet, mungon infrastruktura bazë për hospitalizimin e pacientëve që po luftojnë çdo ditë për jetën, veçanërisht për ata që ndjekin trajtime të gjata dhe të rënda si radioterapia.

Ndërkohë, në komunikimin publik, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, shfaqet në fotografi nga ambientet e Spitalit Onkologjik, duke promovuar shtimin e 11 poltronëve të rinj si tregues të përmirësimit të shërbimit. Por propaganda vizuale nuk shoqërohet me transparencë mbi pyetjen thelbësore: sa janë kapacitetet reale për shtrimin spitalor të pacientëve me kancer dhe sa pacientë mund të përballohen realisht nga sistemi.

Raportet institucionale nxjerrin në pah një realitet krejt tjetër nga ai i fotografive zyrtare: mungesë stafi, mungesë hapësirash shtrimi dhe pamundësi për të garantuar trajtim hospitalizor për shumicën e pacientëve onkologjikë. Mes imazheve të kuruara për publikun dhe realitetit të dhimbshëm të pacientëve ekziston një hendek i thellë, ku propaganda zë vendin e përgjegjësisë dhe fotografia zëvendëson politikën reale të shëndetësisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme