Politika 26 February 2026, 16:16 Nga VNA

Në javën e tretë të protestës, PD shkon në mbështetje të banorëve të Rrojllit

Ndaje në Whatsapp

Në javën e tretë të protestës, PD shkon në

Në javën e tretë të protestës së banorëve të Rrojllit, Partia Demokratike është shfaqur në mbështetje të tyre. Dy deputetë të PD-së, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, ishin prezent sot në protestën e radhës kundër resortit të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Prania e dy përfaqësuesve demokratë vjen pasi media herë pas here ka ngritur pikëpyetje për mungesën e mbështetjes së opozitës ndaj banorëve. Në fillim, Sali Berisha e justifikoi mungesën duke thënë se PD nuk kishte verifikuar dokumentet mbi të cilat bazohen pretendimet e tyre, ndërsa në konferencën e tre ditëve më parë theksoi se partia nuk mund të jetë e pranishme në çdo protestë.

Megjithatë, një fjalë popullore thotë: “më mirë vonë sesa kurrë”.

Kujtojmë se edhe protesta e sotme u shoqërua me përplasje mes policisë dhe banorëve, të cilët pretendojnë se po u vidhen pronat. Ata janë shprehur se ndaj tyre është ushtruar dhunë edhe nga punonjës të sigurisë private, ndërsa akuzojnë shtetin se po mbron “zaptuesit e pronave”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme