Politika 1 December 2025, 13:50 Nga VNA

Në dukje deputetë, de facto kryebashkiakë: Manastirliu dhe Malaj drejtojnë Tiranën dhe Matin pa mandat

Ndaje në Whatsapp

Në dukje deputetë, de facto kryebashkiakë: Manastirliu dhe Malaj

Deputetët e PS, Ogerta Manastirliu dhe Agron Malaj, duket se kanë marrë përsipër të drejtojnë edhe punët e bashkive Tiranë dhe Mat.

Në mungesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, kandidatja e shpallur për kryebashkiake në zgjedhjet që nuk u mbajtën, Ogerta Manastirliu, duket se ka marrë rolin e kryebashkiakes ende pa u votuar. Kjo vihet re në takimet që ajo organizon prej disa javësh në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku udhëheq diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026, ndërsa përfaqësuesit zyrtarë të Bashkisë shfaqen vetëm si sfond gjatë aktivitetit.

Në dukje deputetë, de facto kryebashkiakë: Manastirliu dhe Malaj

Por nëse Manastirliu mbetet një kryebashkiake “në tentativë”, një tjetër deputet i PS-së, Agron Malaj, duket se ende nuk e ka lënë pas rolin e kryetarit të Bashkisë së Matit. Malaj la detyrën për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet e 11 majit, por dorëheqja e tij duket të ketë qenë thjesht procedurale, sepse praktikisht ai nuk është tërhequr nga drejtimi i bashkisë. Edhe pse Mati ka një kryetar të ri të zgjedhur në 9 nëntor Altin Bojni, Malaj shihet rregullisht në postimet e tij duke takuar qytetarët në dëgjesa publike për buxhetin, ndërsa kryebashkiaku i ri shfaqet thuajse si një nëpunës i zakonshëm.

Në dukje deputetë, de facto kryebashkiakë: Manastirliu dhe Malaj  Në dukje deputetë, de facto kryebashkiakë: Manastirliu dhe Malaj

Kjo sjellje e deputetëve të PS-së ka ngritur shqetësime për politizimin e buxhetit lokal dhe për “uzurpimin” e drejtimit të bashkive nga partia në pushtet, në kundërshtim me Kushtetutën, legjislacionin vendor dhe Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Agron Malaj është një emër i lakuar së fundmi edhe në dosjen e 21 janarit: ai ka qenë pjesë e grupit të zjarrit që dyshohet se ka qëlluar drejt protestuesve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme