Politika 31 March 2026, 11:25 Nga VNA

Ndryshon skema e subvencioneve për vitin 2026: Hiqet nafta falas, rritet mbështetja për sipërfaqe, krerë dhe zgjoje

Ndaje në Whatsapp
Ndryshon skema e subvencioneve për vitin 2026: Hiqet nafta falas, rritet

Qeveria ka vendosur të heqë përfundimisht skemën e naftës falas për fermerët, një masë që prej vitesh mbështeste bujqësinë. 

Për herë të parë, fermerët do të mbështeten financiarisht në bazë të sipërfaqes së punuar. Çdo bujk do të përfitojë 100 euro për çdo hektar të mbjellë, një masë që synon nxitjen e punimit të tokës, pavarësisht rritjes së kostove të prodhimit të shkaktuara edhe nga tensionet në Lindjen e Mesme.

Gjatë një konference për mediat, ministri Salla ka deklaruar se është hequr nafta falas për fermerët, por në këtë skemë ata do të kenë mundësi që të marrin mbështetje në të gjitha masat.

Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet të cilat janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, linja e përpunimit të produkteve, akuakulturë detare dhe agroturizëm. Skema e naftës është skemë për ulje kosto prodhimi dhe është mbështetur me buxhet të drejtpërdrejtë për fermerin, me skemën e re është gjithëpërfshirëse ku mbulohen të gjithë fermerët në uljen e kostos së prodhimit”, tha ai.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme