Politika 17 February 2026, 13:24 Nga VNA

Ndryshimet ligjore të PS/ Berisha i paqartë, thotë se po bëhen për interes të Ramës, por nuk është i gatshëm ta kundërshtojë në GJK

Ndaje në Whatsapp

Ndryshimet ligjore të PS/ Berisha i paqartë, thotë se po

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk duket se e ka seriozisht kundërshtimin për ndryshimet ligjore të propozuara nga socialistët, që pritet të votohen në Parlament.

Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha, ndonëse e kritikoi iniciativën e socialistëve, nuk u shpreh i gatshëm që PD ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin që i ndalon gjykatat të pezullojnë kryeministrin, ministrat dhe disa funksione të larta shtetërore.

“A do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese apo në kryengritjen paqësore, kjo do të diskutohet. Por ne jemi të përkushtuar në organizimin e kryengritjes paqësore të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Ky është një tjetër rast kur kreu i PD-së është i paqartë në qëndrimet që po mban. Ai publikisht shprehet se “ndryshimet ligjore janë për të mbrojtur Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar”, por nuk është i gatshëm ta kundërshtojë atë në rrugë ligjore.

Nëse vërtetë Berisha nuk do të dëshironte që këto ndryshime të mos miratohen, e vetmja që mund ta pengojë është Gjykata Kushtetuese. Për më tepër që kjo e fundit deri kur ligji të mbërrinte në zyrat e saj, do të jetë e plotësuar me 9 anëtarë, çka do ta bënte më të lehtë marrjen e vendimit.

Në mungesë të një arsyeje objektive për të bërë një veprim të tillë, kreu i PD lë të kuptohet se i shmanget seriozitetit të çështjes.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme