Politika 3 January 2026, 12:53 Nga VNA

Ndryshim kursi apo gabim i stafit? PD njofton prezencën e Berishës të hënën në SPAK, por nuk e quan “SKAP”

Ndaje në Whatsapp

Ndryshim kursi apo gabim i stafit? PD njofton prezencën e Berishës

Viti i ri e gjen Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, me një tjetër mendje ndaj Prokurorisë së Posaçme. Kjo vihet re në njoftimin e selisë blu ku thotë se Berisha të hënën do të jetë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo çfarë bie në sy është fakti se për herë të parë Partia Demokratike nuk e quan më “SKAP”, Prokurorinë e Posaçme siç edhe jemi mësuar ta dëgjojmë edhe nga vetë kreu i PD.

Mesazhi i plotë:

Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat.
Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK.
Ju lutem merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen

Mbetet për t’u parë nëse ky është një ndryshim kursi real i Berishës me deklaratat dhe qëndrimet ndaj SPAK, apo është një gabim i zyrës së shtypit të PD.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme