Politika 19 March 2026, 14:46 Nga VNA

Nafta 210 lekë për litër, qeveria ende nuk është e bindur që çmimi është i shtrenjtë

Ndaje në Whatsapp
Nafta 210 lekë për litër, qeveria ende nuk është e

Ndërsa nafta në Shqipëri ka shkuar në 210 lekë për litër, qeveria i përgjigjet duke nxjerrë ministrat për të recituar të njëjtat deklarata pa marrë asnjë masë konkrete.

Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, doli sërish sot për t’iu thënë qytetarëve se qeveria po e ndjek në mënyrë dinamike tregun.

“Jemi duke ndjekur në mënyrë dinamike tregun e karburanteve. Ajo që kemi ndjekur, është një model i vendosjes së çmimit tavan. Ky bord, siç u njoftua edhe dje, është aty dhe mund të krijohet me një vendim. Po e shohim problemin në dinamikë”, tha ai.

Duket se monitorimi në terren nuk e ka bindur qeverinë që çmimi është i shtrenjtë dhe i papërballueshëm për shqiptarët. Kjo do jetë edhe arsyeja pse ende nuk merr asnjë masë për t’ua lehtësuar barrën qytetarëve.

Ndërhyrje nuk do ketë as tek taksa e qarkullimit, e cila nga shoqatat është parë si një nga masat urgjente që mund të marrë qeveria për të ulur çmimin. Por Karakaçi, për t’iu shmangur arsyes se pse nuk ka një ulje të saj, zgjodhi të përgjigjej me fjalët e kryeministrit, duke u mjaftuar te shpjegimi për të disatën herë se për çfarë shërben kjo taksë:

“Taksa e qarkullimit është në të gjitha vendet e BE, por është e segmentuar, në pagesat e taksave të qarkullimit dhe të mjeteve. Marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karburantit është më e mirë, pasi ai që paguan më shumë litra karburant, ka më shumë taksa”, tha Karakaçi.

E përmbledhur në pak fjalë, ndërsa qytetarët përballen me çmimet e rritura dhe barrën e tyre të papërballueshme, qeveria vazhdon të përgjigjet me leksione dhe shpjegime se si funksionon tregu. Nuk guxon t’i përgjigjet situatës as sa kanë bërë vendet e rajonit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme