Politika 28 March 2026, 14:42 Nga VNA

“Mos e hap gojën fare”: përplasje në mbledhjen e grupit të PS mes Ramës dhe Spiropalit

Ndaje në Whatsapp
“Mos e hap gojën fare”: përplasje në mbledhjen e

Një moment tensioni është shënuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, gjatë raportimit të drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila po informonte deputetët për çështjet e legalizimeve dhe digjitalizimeve.

Sipas burimeve nga mbledhja, ndërsa Goxhobelli po fliste, deputetja Elisa Spiropali i ka ndërhyrë duke i kërkuar më shumë respekt ndaj deputetëve. “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali.

Në atë moment ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra. “Ti mos e hap gojën fare fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes.

Pas kësaj ndërhyrjeje, Spiropali ka bërë disa komente të shkurtra, por më pas ka ndalur reagimet dhe nuk ka vijuar më me diskutimin.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme