Politika 1 March 2026, 15:51 Nga VNA

Molotovi dhe kontradikta: Kur një vilë lexon dy versione brenda PD-së

Ndaje në Whatsapp
Molotovi dhe kontradikta: Kur një vilë lexon dy versione brenda

Deputetja e PD-së, Elda Hoti, reagoi në Facebook për goditjen ndaj vilës së diktatorit Enver Hoxha duke e cilësuar aktin si “kujtesë për vuajtjet, burgosjet dhe padrejtësitë” e regjimit dhe duke bërë thirrje që të rinjtë të qëndrojnë “kundër çdo forme regjimi që cenon të ardhmen”.

Por duket se në këtë entuziazëm simbolik ka humbur një detaj i vogël: deklaratën e vetë kryetarit të saj.

Sali Berisha u shpreh se vila u sulmua pasi protestuesit ishin keqinformuar nga agjentë të qeverisë. Pra, sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një akt të vetëdijshëm simbolik, por me pasojë manipulimi.

Në këtë pikë lind kontradikta: nëse ishte manipulim, atëherë nuk mund të paraqitet si akt i ndërgjegjshëm kujtese. Nëse ishte akt kujtese dhe qëndrese, atëherë bie teza e “agjentëve”.

Ndërkohë, një fakt tjetër që vlen të kujtohet: vila ka 35 vjet që qëndron aty në pluralizëm. Dhe Elda duhet ta dijë se gjatë këtyre 35 viteve, kryetari aktual i PD-së ka qenë dy herë kryeministër dhe një herë president. Mjaftueshëm për ta kthyer vilën në muze, memorial apo çdo formë tjetër simbolike që sot po përmendet në rrjete sociale.

Ironia është se pas tre dekadash pushtet të alternuar, vila u kujtua si problem vetëm në momentin e një proteste. Dhe brenda së njëjtës parti, ajo u interpretua në dy mënyra krejt të ndryshme.

Në fund mbetet një pyetje e thjeshtë: a është vila simbol për t’u trajtuar institucionalisht, apo thjesht një mjet për retorikë të ditës?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme