Politika 28 February 2026, 21:50 Nga VNA

Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin

Ndaje në Whatsapp
Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje

Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e radhës kombëtare në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë nuk pati fjalime, por vetëm marshim në rrugët e kryeqytetit, i shoqëruar me përplasje me policinë dhe hedhje bombash molotov.

Protesta nisi pa një plan të shpallur publikisht. Mbështetës dhe militantë të PD ndoqën nga pas kryetarin e partisë, Sali Berisha, dhe deputetët, në një itinerar që zgjati rreth 6 kilometra nëpër rrugët e Tiranës. Pika kulmore e marshimit ishte ndalesa pranë ish-vilës së diktatorit, ku protestuesit hodhën bomba molotov, ndërsa policia u përgjigj me makinën e ujit.

Gjatë lëvizjes në qytet, pati ndalesa edhe pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, selisë së PS dhe zyrave të Kuvendit. Sipas zhvillimeve në terren, numri i protestuesve erdhi duke u pakësuar, ndërsa përplasjet me forcat e rendit u ashpërsuan.

Në përfundim të marshimit, protesta u shpërnda. Kryetari i PD, Sali Berisha, u largua me automjetin e tij.

Pa fjalime, pa një mesazh të artikuluar politik dhe pa një objektiv të qartë të shpallur publikisht, protesta la pas pikëpyetje mbi qëllimin e saj: ishte një thirrje për rrëzimin e qeverisë, apo një akt simbolik ndaj një simboli të së shkuarës, kur familja e diktatorit është larguar nga ajo banesë prej më shumë se 30 vitesh.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme