Politika 24 September 2025, 21:07 Nga VNA

Ministrja e Shëndetësisë bën “të mundurën e pamundur”- largohet jashtë Shqipërisë për dy javë

Ndaje në Whatsapp
Ministrja e Shëndetësisë bën “të mundurën e

Nëse mendoni se e mundura bëhet e pamundur, është çudia e vetme e ministres së re të Shëndetësisë. Duhet të dëgjoni më të fundit: sot Evis Sala është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore.

Burime bëjnë të ditur se ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në Tiranë më 2 tetor. Herën e fundit që ministrja e re ushtroi funksionin e saj ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së. Dy pozicione mjaft të lakmuara për shkak të interesave të mëdha financiare që luhen në të dy këto institucione.

Përtej kësaj, largimi i ministres vjen në një moment kur sektori i shëndetësisë gjendet përballë sfidave të rëndësishme, duke ngritur interes mbi mënyrën se si do të vijojë të menaxhohet ritmi i reformave dhe vendimmarrjeve gjatë kësaj periudhe dyjavore. Ministrja që do ta drejtojë shëndetësinë e kalbur të Shqipërisë me inteligjencë artificiale ndoshta duhet të pyesë ChatGPT: a largohet ministri i Shëndetësisë dy javë vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën?

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme