Politika 20 September 2025, 10:52 Nga VNA

Ministrja e re e shëndetësisë sheh “strukturë shembullore” në spitale, Edi Rama gjen zgjidhje tek IA

Ndaje në Whatsapp
Ministrja e re e shëndetësisë sheh “strukturë

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, sapo ka marrë detyrën dhe duket sikur ka zbuluar një Shqipëri tjetër. “Megjithëse nuk e njihja dhe mund të kisha humbur, ndryshimet janë të dukshme. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitalet ku kam punuar. Kur sheh sa mirë është ana e strukturës së spitaleve…”, tha ajo, duke dhënë përshtypjen se sistemi ynë shëndetësor qenka pothuajse model – të paktën në letër e fasada.

Në prezantimin e saj ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili premtoi një partneritet me një nga kompanitë më të njohura në fushën e inteligjencës artificiale për shërbimin shëndetësor.

Por, teksa kryeministri flet për teknologji dhe AI, spitalet shqiptare përballen me mungesa elementare: dezinfektim dhe medikamente. Sado të përpiqet Rama të “mbulojë diellin me shoshë” dhe ministrja e re të shfaqet optimiste, gjendja e shëndetësisë në vend mbetet katastrofike. Për ta kuptuar këtë, mjafton një vizitë e vetme në spitalet publike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme