Politika 12 December 2025, 16:57 Nga VNA

Ministria e Jashtme hap tendera për bileta udhëtimi, i anulon shumicën dhe blen me çmime marramendëse

Ndaje në Whatsapp

Ministria e Jashtme hap tendera për bileta udhëtimi, i anulon

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon me një praktikë aspak transparente, të hapë  tendera për blerje biletash ajrore ndërkombëtare, të cilat në pjesën më të madhe përfundojnë të anuluara, ndërsa rastet që çohen deri në fund shoqërohen me çmime të pajustifikueshme për një institucion publik.

Nga të dhënat e publikuara në portalin zyrtar të prokurimeve, rezulton se MEPJ hap rregullisht gara për bileta avioni drejt destinacioneve të ndryshme, shpeshherë për vetëm një apo dy persona, por një numër i konsiderueshëm i tyre përfundon me statusin “Anulluar”. Kjo praktikë ngre pikëpyetje të mëdha mbi planifikimin, nevojat reale dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.

Ministria e Jashtme hap tendera për bileta udhëtimi, i anulon

Edhe në rastet kur procedurat shkojnë deri në fund, shpenzimet janë të çuditshme dhe tepër të larta. Në një procedurë të publikuar më 21 nëntor 2025, Ministria ka blerë një biletë avioni Tiranë - Beograd për 88.000 lekë, një shumë e konsiderueshme nëse merret parasysh se bëhet fjalë për një udhëtim të shkurtër dhe vetëm për një person të vetëm.

Ministria e Jashtme hap tendera për bileta udhëtimi, i anulon

Ky model tenderimi, ku hapen procedura për bileta të thjeshta udhëtimi, anulohen pa shpjegime dhe më pas realizohen blerje me çmime të tejfryra, ngre dyshime serioze për mungesë transparence dhe për abuzim me paratë publike.

Në një kohë kur administrata publike pretendohet se po modernizohet dhe racionalizon shpenzimet, praktika të tilla jo vetëm krijojnë kosto të panevojshme, por dëmtojnë edhe besimin e publikut tek mënyra se si menaxhohen financat e shtetit.

Ky është një rast që kërkon transparencë të plotë dhe përgjigje zyrtare nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të shpjeguar arsyet e këtyre anulimeve të njëpasnjëshme dhe çmimet e larta të biletave të udhëtimit.

Ministria e Jashtme hap tendera për bileta udhëtimi, i anulon

Ministria e Jashtme hap tendera për bileta udhëtimi, i anulon

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme