Politika 12 January 2026, 19:27 Nga VNA

Ministria e Drejtësisë si sportel shërbimesh: Lamallari ofron zgjidhjen e divorcit te noteri dhe zgjidhjen e konflikteve tek Diella

Ndaje në Whatsapp

Ministria e Drejtësisë si sportel shërbimesh: Lamallari ofron

Deri pak kohë më parë ishte një zv ministër normal në administratë, por që kur u bë ministër i Drejtësisë, Besfort Lamallari duket se nuk i njeh më kufijtë e normales. Në një intervistë në Televizionin Publik Shqiptar, ministri jo vetëm që shpalli fundin e gjykatave për çështje të thjeshta, por ofroi edhe një vizion alternativ ku divorci zgjidhet te noteri dhe mosmarrëveshjet për prona mund të marrin rrugë tek Diella. A thua nuk e ka marrë vesh se drejtuesit e AKSHI-i janë ose në arrest shtëpia vetë ose me rrezikun për të qenë të tillë.

Gjatë intervistës Lamallari bëri të ditur se në muajt në vijim Ministria e Drejtësisë do të prezantojë një platformë të re për zgjidhjen e konflikteve përmes formave alternative, sipas modeleve europiane, pa qenë e nevojshme që qytetarët të shkojnë detyrimisht në gjykatë. Sipas tij, kjo do të ndihmojë edhe në uljen e stokut të dosjeve që zvarriten prej vitesh në sistemin gjyqësor.

Si shembull ilustrues, ministri përmendi rastin e një çifti që kërkon të divorcohet pa pasur implikime financiare apo trashëgimtarë, duke sugjeruar se një proces i tillë mund të zgjidhet fare mirë te noteri, pa humbur kohë, para dhe durim në gjykata.

“Nuk ka arsye që çështje të tilla të zvarriten, kur në vende të tjera zgjidhja e martesës pa elementë financiarë bëhet përmes noterit. Është thjesht shprehje vullneti”, tha Lamallari, duke shtuar se ky ishte vetëm një ilustrim i hapësirave ligjore që, sipas tij, duhet të rishikohen.

Ministri foli gjithashtu për ndërmjetësimin, arbitrazhin, pajtimin dhe madje edhe përdorimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, me synimin që qytetarët të mos shkojnë më fizikisht në gjykata e prokurori as për depozitimin e dokumenteve më të thjeshta.

Në fund, Lamallari theksoi se reforma në drejtësi duhet të matet jo vetëm me paga apo numër ndihmësash ligjorë, por me efektivitet dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve. Ndërkohë, nga intervista mbeti e qartë se drejtësia e re që po projektohet nga ministri, më shumë se gjykatë, ngjan me një sportel shërbimesh të shpejta – ku gjithçka zgjidhet, mjafton të mos shqetësosh togën.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme