Politika 25 April 2026, 08:11 Nga VNA

Ministri shqiptar në RMV reagon për mesazhin e Ferit Hoxhës: Kërko falje për ofendimet

Ndaje në Whatsapp

Ministri shqiptar në RMV reagon për mesazhin e Ferit Hoxhës:

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë Lëvizja BESA, Besar Durmishi, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, lidhur me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Durmishi e cilëson si “zhgënjyes dhe të papranueshëm” fjalorin e përdorur nga Hoxha, duke theksuar se deklarata të tilla janë të papërshtatshme për një përfaqësues shtetëror. Ai kërkon reagim dhe sqarim urgjent nga autoritetet në Tirana, ndërsa i bën thirrje kryediplomatit shqiptar të kërkojë falje publike ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ‘idiotë’. Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare”, shprehet Durmishi, duke shtuar se një gjuhë e tillë “shkel çdo kod etik dhe profesional”.

Më tej, ai i kujton Hoxhës detyrimin kushtetues për t’u kujdesur për bashkëkombasit jashtë kufijve të Shqipërisë, duke theksuar se shqiptarët në Maqedonia e Veriut janë “pjesë e pandashme e trungut kombëtar” dhe jo thjesht fqinj.

Në reagimin e tij, Durmishi shpreh gjithashtu zhgënjim për mungesën e një qëndrimi nga ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, duke e kritikuar për mosreagim ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme