Politika 1 December 2025, 21:34 Nga VNA

Ministri i ri i Mjedisit leksione për kapsulimin e mbeturinave në inceneratorin fantazëm të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Ministri i ri i Mjedisit leksione për kapsulimin e mbeturinave në

Sofjan Jaupaj, ministri i Mjedisit që askush se njeh ende që është i tillë, ka shkuar sot në inceneratorin e Tiranës, simbolin e korrupsionit, dhe ka mbajtur leksion për kapsulimin e mbeturinave.

Ministri recitoi disa fjalë, duke e prezantuar këtë landfill sikur aty të mos kishte ndodhur asgjë më parë. Madje dukej sikur nuk kishte idenë që bëhet fjalë për një vend dhe objekt që ndodhet në hetim nga SPAK. Ai foli për ndarjen e mbetjeve në burim, për edukimin mjedisor dhe ekonominë qarkulluese.

“Shqipëria nuk e ka luksin të ketë shumë landfille sepse është një territor i vogël”, u shpreh ndër të tjera ministri Jaupaj.

Në fakt, vendi ku ministri i Ramës kishte shkuar sot është një skenë krimi. Qindra milionë euro u gallabëruan nga buxheti i shtetit për të ndërtuar aty gjoja inceneratorin e Tiranës. Sot e kësaj dite incenerator nuk ka, ndërsa paratë janë paguar në koncesionin fantazmë.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, sot na duhet të shohim dhe një “pupac” të Ramës që flet për edukim mjedisor dhe ekonomi qarkulluese, në një vend që është skenë krimi dhe korrupsioni e pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme