Politika 19 September 2025, 14:57 Nga VNA

Kryeministri e akuzoi për ndërtimet pa leje në Theth, ILD merr vendim për prokuroren Elsa Gjeli

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri e akuzoi për ndërtimet pa leje në Theth, ILD merr

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të mos nisë hetimet ndaj prokurores Elsa Gjeli, pavarësisht kritikave të kryeministrit Edi Rama për mosveprimin në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në vendimin e tij, ILD njofton arkivimin e ankesës së Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, e regjistruar me numër 2138 prot., datë 10 korrik 2025, kundër veprimtarisë së prokurores Elsa Gjeli, e cila operon në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Inspektori ka arritur në përfundimin se nuk ekzistojnë elementë të mjaftueshëm juridikë apo faktikë që të justifikojnë nisjen e një hetimi disiplinor ndaj magjistrates Gjeli.

Vendimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë:

Lënda:

Njoftim mbi vendimin e arkivimit të ankesës pas verifikimit

MINISTRIT TË DREJTËSISË

ULSI MANJA Bulevardi “Zog I-rë”

Tiranë

Për dijeni:

Znj. Elsa Gjeli

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër

Ju vëmë në dijeni se, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj. Elsa Gjeli, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe referuar vendimit nr. 2138/3 prot., datë 15.07.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë “Për verifikimin pas shqyrtimit fillestar të ankesës” dhe informacionit të marrë, ka konkluduar se, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates znj. Elsa Gjeli me detyrë prokurore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Për këtë arsye, është vendosur arkivimi pas verifikimit të ankesës tuaj, bazuar në nenin 122, pika 4 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 119, pika 4 dhe nenit 122, pika 5 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bashkëlidhur këtij njoftimi, ju lutemi, të gjeni një kopje të vendimit të arkivimit të ankesës.

Në përputhje me nenin 122, pika 5 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ju keni të drejtë të ankimoni këtë vendim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, brenda 1 (një) jave nga data e marrjes së vendimit të arsyetuar.

INSPEKTORI I LARTË DREJTËSISE SHQIPE ARTE ID

Artur Metani

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme