Politika 27 April 2026, 09:17 Nga VNA

Meta dhe Veliaj përballë drejtësisë në të njëjtën ditë, dy seanca të rëndësishme në GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Meta dhe Veliaj përballë drejtësisë në të

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë sot dy procese gjyqësore të rëndësishme që lidhen me figura të njohura të politikës shqiptare.

Në orën 11:00 pritet të mbahet seanca e parë e gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të bashkëpandehurve të tjerë. Në këtë proces, Meta dhe Kryemadhi përballen me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie.

Ish-presidenti Meta ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe më herët ka ftuar edhe trupën diplomatike të huaj në Tiranë që të ndjekë seancën, duke deklaruar se gjatë procesit do të çmontojë akuzat e ngritura nga SPAK.

Ndërkohë, në orën 12:00, në të njëjtën gjykatë pritet të zhvillohet edhe seanca për gjyqin në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 16 personave të tjerë dhe 12 shoqërive tregtare ose organizatave jofitimprurëse.

Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur më 15 prill, por u shty pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk zbatoi urdhrin e gjykatës për të njoftuar Veliajn. Kryebashkiaku ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për mediat.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme