Politika 27 February 2026, 15:14 Nga VNA

Mesazhi i Spiropalit për Ballukun: Partia më e rëndësishme se individi, nuk tërhiqem. Ti do të largohesh

Ndaje në Whatsapp

Mesazhi i Spiropalit për Ballukun: Partia më e rëndësishme

Elisa Spiropali ka reaguar pas shkarkimit nga detyra e Ministres së Jashtme. Në postimin e gjatë në Facebook, Spiropali nuk fsheh zhgënjimin nga surpriza e shkarkimit të saj, që erdhi në të njëjtën ditë me pezullimin e Belinda Ballukut.

Duke qenë se me këtë të fundit është përfolur për rivalitet brenda partisë, dyshimet janë që Spiropali të ketë qenë “kurban” i saj. Për këtë, ish-ministrja e Jashtme nuk ia kursen koleges disa mesazhe në reagim, kur thotë se largimi nga detyra për të është një tërheqje, ndërsa angazhimi do të vazhdojë, duke lënë të kuptohet se Balluku fundin e ka në burg.

“Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi”, shkruan Spiropali.

Ajo më tej bën edhe një krahasim se politika është një “territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë” dhe se rëndësi ka jo posti i mbajtur, por mënyra se si ai është ushtruar dhe pesha e qëndrimeve dhe fjalëve të dhëna. Spiropali nuk harron të përmendë edhe dinjitetin, duke thënë se nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Ndonëse ai që e quante “Skënderbe” e shkarkoi ende pa u kthyer nga vizita jashtë vendit, ajo nuk harron të falënderojë Ramën për besimin e dhënë ndër vite. Por i kujton kryeministrit që mirënjohjen mos t'ia marrë si nënshtrim personal, por si kulturë politike.

Kujtojmë se në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme