Politika 31 March 2026, 12:41 Nga VNA

Mesazhe të gjata, kuptim i shkurtër: Elisa Spiropali reagon pas dy javësh debati në PS

Ndaje në Whatsapp

Mesazhe të gjata, kuptim i shkurtër: Elisa Spiropali reagon pas dy

Pas mesazheve të koduara të dy javëve të fundit në forumet e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali vendosi sot të reagojë më gjatë për debatin që është ngritur rreth qëndrimeve të saj.

Në fakt, aspak surprizë është fakti që Elisa ka stërholluar kaq shumë fjalët sa në disa paragrafë është pothuajse e pamundur të kuptosh qartë se çfarë po thotë. Të gjithë mbetemi me shpresën se të paktën vetë Elisa i ka kuptuar ato që ka shkruar.

Mesazhi në fjalinë e fundit është ndoshta i vetmi nga i cili mund të kuptohet se Elisa ka vendosur të reflektojë. Por jo të flasë hapur për atë që ndodh brenda grupit parlamentar të PS. Të heshtë dhe të stërhollë qëndrimet, dhe jo të thotë troç atë që mendon dhe e mundon. Sepse në PS (dhe në PD), për fat të keq, mendimi dhe fjala e lirë janë shndërruar në një luks që nuk i duhet më askujt.

Vetë Spiropali, në reagimin e saj në Facebook, përdor formulime që tingëllojnë të thella, por që nuk sqarojnë shumë për atë që realisht po ndodh. Në një moment ajo shkruan:
“Heshtja ime nuk është mungesë përgjigjeje, është një kufi i vendosur mes asaj që duhet thënë dhe asaj që duhet kuptuar.”

Në një tjetër paragraf shton:
“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur.”

Fjalë që duken të ngarkuara me kuptim, por që në thelb nuk tregojnë konkretisht se për çfarë po flet, për kë po flet dhe çfarë po ndodh realisht brenda Partisë Socialiste. Në fund, reagimi i saj mbetet një tekst i gjatë reflektimesh abstrakte, që më shumë shton paqartësinë e Elisës sesa e sqaron atë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme