Politika 7 September 2025, 22:09 Nga VNA

Mediu: Statusi “non grata” i Berishës është histori kot, ish-kryeministri mund të aplikojë për vizë në SHBA kur të dojë

Ndaje në Whatsapp
Mediu: Statusi “non grata” i Berishës është histori

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka minimizuar rëndësinë e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke e quajtur një vendim politik dhe jo juridik.

Në një intervistë për Euronews Albania, në emisionin “Review”, Mediu tha se Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se “non grata është një histori kot”.

“Chris LaCivita ka qenë menaxher fushate, me kontratë menaxhimi dhe i ndaluar nga ligji që të bëjë lobim. Ai ka theksuar se është në marrëdhënie të vazhdueshme me administratën amerikane për çfarë ndodh në Shqipëri dhe nuk do ta sakrifikonte këtë marrëdhënie për të ndihmuar Berishën. Departamenti Amerikan i Shtetit, tre ditë para zgjedhjeve, theksoi se vendimmarrja për statusin ‘non grata’ është politike, me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA”, deklaroi Mediu.

Sipas tij, fakti që Berisha nuk ka aplikuar deri tani për vizë lidhet vetëm me vullnetin personal, pasi procedura është e hapur.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme