Politika 27 August 2025, 20:31 Nga VNA

Mediu nuk i shuan shpresat tek Berisha: Do ringjall opozitën si Krishti. Kërkon analizën e PD por harron atë të PR

Ndaje në Whatsapp
Mediu nuk i shuan shpresat tek Berisha: Do ringjall opozitën si Krishti.

Në një kohë kur shumica e shqiptarëve nuk e shohin Sali Berishën si alternativë për të drejtuar vendin, Fatmir Mediu ende ka shpresa se një ditë kryedemokrati bashkë me PD-në e rrudhur do të ringjallet. Në një intervistë në A2 CNN, Mediu tha se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij.

“Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën se kush ishin problemet.

Për rregullat brenda PD nuk e gjykoj unë. Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”, tha Mediu.

Mesa duket rahatia që i dha Berisha në listën e sigurt për deputet, ia ka errësuar sytë e rezultatit të 11 majit ku shqiptarët refuzuan masivisht Berishën. Rezultat që jo vetëm i dha mandatin e katërt Edi Ramës, por mbushi Partinë Demokratike me fytyrat e zakonshme duke shuar çdo shpresë që PD të ishte një alternativë për shqiptarët.

Por mbetet për t’u vlerësuar besimi i Mediut tek rikthimi i Berishës, që përveç gjysmës së demokratëve që nuk e duan, konsumit politik dhe humbjeve të njëpasnjëshme, ka kundër edhe moshën biologjike. Megjithatë, kryetari i Partisë Republikane para se të qaj hallet e PD dhe demokratëve, bën mirë që një ditë të bëjë dhe ai një analizë në partinë e tij. Sepse ka 28 vite kryetar i saj por deputet del nga listat e PD dhe nuk e dihet sa vota ka PR.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme