Politika 19 March 2026, 12:27 Nga VNA

Mediu i dërgon “ultimatum” SHBA-ve: Rrisni shpenzimet e NATO-s dhe mos prekni KFOR-in

Ndaje në Whatsapp

Mediu i dërgon “ultimatum” SHBA-ve: Rrisni shpenzimet e NATO-s

Deputeti Fatmir Mediu ka zhvilluar një seri takimesh në Departamentin e Shtetit dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku ka marrë përsipër një mision të madh: t’u shpjegojë amerikanëve si duhet të funksionojë NATO dhe si duhet të mbrohet Ballkani.

Në takimet në Uashington, Mediu kërkoi që vendet e aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% të PBB-së dhe paralajmëroi për rrezikun e reduktimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë. Po ashtu ai ngriti shqetësimin për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon, duke theksuar se SHBA duhet të angazhohen edhe më shumë në Ballkan.

Pra, ndërsa superfuqia globale harton strategjitë e saj të sigurisë, nga Tirana shkon një deputet për t’i dhënë disa këshilla miqësore: më shumë para për mbrojtjen, më shumë Amerikë në Ballkan dhe më shumë vigjilencë ndaj Kinës.

Ironia? Ndërsa në Uashington flet për sigurinë e NATO-s, në Shqipëri Mediu është i pandehur nga SPAK për tragjedinë e Gërdecit, që lidhet pikërisht me kohën kur ai ishte ministër i Mbrojtjes.

Me pak fjalë: një politikan që në vendin e tij duhet të shpjegojë një shpërthim tragjik të depove të armëve, në Uashington jep leksione se si duhet të ruhet siguria globale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme