Politika 12 May 2026, 20:26 Nga VNA

“Më shkarkoni dhe mua”, Anuela Ristani përplaset me këshilltarët e mazhorancës mes nervozizmit të kontrollit për Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
“Më shkarkoni dhe mua”, Anuela Ristani përplaset me

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është përplasur ashpër me këshilltarët e mazhorancës gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak, në një debat që më shumë se sa për pastrimin e qytetit, dukej si transmetim i një pakënaqësie që vjen nga nivele më të larta të pushtetit. Këshilltarët që e sulmuan nuk ngjanin aq si kundërshtarë të saj, sesa si njerëz që po artikulonin nervozizmin e dikujt tjetër mbi kokat e tyre.

Në kulmin e debateve për problematikat e pastrimit dhe kërkesat për më shumë llogaridhënie nga drejtuesit vendorë, Ristani shpërtheu ndaj këshilltarëve të saj politikë.

‘Ju e bëtë dhe prokurorin dhe gjykatësin dhe vendosët që përgjegjësia është e drejtorit që nuk u respektua kontrata. Po meqë jeni kaq të aftë mo zotëri po ju lutem urdhëroni, hajdeni. Edhe më shkarkoni dhe mua me këte rast dhe të bie rehat. Po tani muhabet kot’, deklaroi ajo drejtuar këshilltarit të PSD-së, Krenar Cenollari, në një moment tensioni të lartë në sallë.

Përplasjet më të forta kanë qenë mes Ristanit, Cenollarit dhe Halit Valterit, të cilët kërkuan përgjegjësi për situatën e krijuar me pastrimin dhe funksionimin e Ecco Tirana. Cenollari kërkoi shkarkimin e drejtuesve të kompanisë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës për gjendjen në qytet.

Por mënyra si reagoi Ristani tregoi se debati nuk ishte thjesht administrativ. Mes ironive, të qeshurave dhe nervozizmit në sallë, ajo dukej më shumë si një zyrtare që po përpiqet të bindë dikë më lart se situata është ende nën kontroll, ndërsa këshilltarët e mazhorancës po bënin publikisht atë që zakonisht ndodh në korridoret e pushtetit: përcjelljen e pakënaqësisë së shefave. Dhe në këtë histori, problemi nuk dukej më as Ecco Tirana dhe as plehrat e qytetit, por fakti që nervozizmi ka nisur të zbresë publikisht nga katet e sipërme të pushtetit deri në sallën e Këshillit Bashkiak.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme