Politika 23 March 2026, 14:40 Nga VNA

“Më kërkohet një deklaratë që nuk do të ‘vras’ Fatmir Xhafën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Vrasjet dihet kush i ka mbi shpinë

Ndaje në Whatsapp

“Më kërkohet një deklaratë që nuk do të

Kreu i PD, Sali Berisha dhe ish-deputeti, Ervin Salianji, kanë vijuar sot përplasjet në distancë. Shkak u bë deklarata e Berishës i cili përsëriti se Salianji është i vetëpërjashtuar dhe se është i “vetëbirësuar” nga qeveria. Kreu i PD gjithashtu zbuloi një episod nga një bisedë me ish-deputetin, i cili, sipas tij, i kishte kërkuar një mendim në lidhje me një kërkesë që i ishte bërë nga autoritetet për të firmosur një deklaratë që të mos “vrasë” Fatmir Xhafën.

Në këtë kontekst, Berisha deklaroi se e kishte këshilluar të mos e firmoste një dokument të tillë, ndërsa la të kuptohet se nga kjo marrëveshje Salianji është i kapur.

“Më thotë ‘Më kanë ngelur edhe tre muaj burg. Për të dalë më takon të dal sipas ligjit, por më kërkohet nga unë një deklaratë ku të garantoj se nuk do të “vras” Fatmir Xhafën. Kush ta kërkon? Ma kërkon gjykata për të firmosur dhe drejtoria e burgut.’ I them unë që ‘ti je i burgosur politik dhe s’ke punë me Xhafën’. I them unë: ‘Meqë po më pyet, unë po të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh, sepse ti merr fajësi në këtë mes’. Të thuash që unë nuk kam ndërmend të ‘vras’ Fatmir Xhafën do të thotë që Fatmir Xhafa të burgosi se ti e ke kërcënuar. Kjo është e vërteta. Por këshilla ime, i thashë, është që të mos e firmosësh, sepse kjo të fajëson, se ti je i ri dhe ke karrierë përpara. Iku, doli, erdhi. Çfarë bënë me atë? ‘Jo’, tha, ‘nuk ma kërkuan’… tani të tjerat lexojini vetë”, tha kreu i PD-së.

Menjëherë ka reaguar edhe Ervin Salianji, i cili shprehet se Berishës i flet subkoshienca dhe se ai ka merak se mos “vrasin” Ramën me votë. Ish-deputeti i PD-së i quan shpifje akuzat për vrasje dhe për këtë i bën thirrje SPAK-ut të nisë hetim, ndërsa shprehet se dihet se kush i ka mbi shpinë.

“Sa për hallin që ka se mos ‘vras’ Xhafën, i flet subkoshienca se ka merak se mos ‘vrasim’ Ramën me votë. Burri ka kohë të turpërohet gjithë jetën e vet, por të bjerë në këtë nivel është e paimagjinueshme dhe fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër! Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin. Akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç edhe tregon mendësinë vrasëse, sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon, tregon për veten. Meqë ky po e mbështet SPAK-un këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK-ut të nisë hetimin për tentativë vrasjeje ose moskallëzim krimi”, shkruan ai.

Salianji më tej shprehet se, në mungesë të votave, Berisha shpik etiketa dhe, në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sipas tij, ironia është se ai që flet për demokraci është i pari që i trembet asaj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme