Politika 18 September 2025, 13:50 Nga VNA

Mbyllja e seancës pa debat, Bardhi: PD do të nis një mocion për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Mbyllja e seancës pa debat, Bardhi: PD do të nis një mocion

Grupi i PD-së ka marrë vendimin për nisjen e procedurave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Pas mbledhjes së grupit të PD, Gazment Bardhi u shpreh se se Peleshi është kukull që urdhërohet nga Rama dhe njeri i marrë peng.

Ai theksoi se opozita ka numrin e nevojshëm për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

“Grupi i PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare mocionin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, është kukull që urdhërohet nga Rama dhe është njeri i marr peng. Kemi numrin e nevojshëm për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Këtë mund ta bëjë një kukull e Ramës”, tha Bardhi.

Vendimi vjen pasi kryetari i Kuvendit kaloi në votim pa debat programin qeverisës “Rama 4” dhe përbërjen e kabinetit të ri, me kërkesë të PS-së gjatë seancës së sotme parlamentare pasi opozita “protestoi” në Kuvend pasi Kryeministri Edi Rama prezantoi një video të ministes robot “Diella”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme